Sunday, January 1, 2017

LLOJE SHKURTASH

Shkurta Blu Aziatike
Emri shkencor :    "Excalfactoria Chinensis"
Është shumë e përhapur në Indi, Kinë dhe zonat përreth, si edhe në Australi. 
Në disa vende janë rritur si zogj kafazi. Në këtë mënyrë mbajtjeje riprodhimi i 
tyre bëhet vetëm me inkubator, meqë femrat nuk i çelin zogjtë e tyre në kafaz. 
Ky lloj kultivimi, ka shfaqur mutacione të shumta në ngjyra.
 __________________________________________________________________________

Shkurta e zakonshme
Emri shkencor :    "Coturnix Coturnix"
Shkurta e zakonshme ka një kombinim ngjyrash midis bardhë, verdhë, bezhë 
dhe kafe. Përmasat e tyre trupore variojnë nga tetëmbëdhjetë centimetra gjatësi
të përgjithshme deri në më shumë se tridhjetë kur hap krahët. Ndërsa krahët secili 
është dhjetë centimetra, ndërsa bishti vetëm katër.

 _____________________________________________________________________________

Rul - Ruli ose Shkurta me Kreshtë
Emri shkencor :    "Rollulus Roulou"
Kjo specie karakterizohet nga një ndryshim gjinor i dukshëm : mashkulli ka një 
kreshtë me pupla të kuqe në kokë, në formë furçe dhe një stemë të kuqe nën sqep, 
ndërsa femra ka vetëm ndonjë pendë të vockël të kuqe mbi kokën. Normalisht 
arrijnë madhësinë 25 centimetra dhe ushqehen me fara, insekte dhe fruta. 
Rul-Ruli jeton në drizën e pyjeve në pjesë të ndryshme të Azisë.
 _________________________________________________________________________

Mbreti i Shkurtave



Emri shkencor :    "Crex Crex"
Mbreti i Shkurtave ka madhësi mesatare prej 27-30 centimetra në gjatësi.
Gjatësia kur hap krahët arrin në 42-53 centimetra. 
Meshkujt peshojnë mesatarisht 165 g ndërsa femrat 145 g. 

No comments:

Post a Comment