Shkurtat janë zogj të vegjël, me gjatësi që varion nga 10 cm deri në 25 cm, me peshë afërsisht 100 gramë. Banojnë në zona pyjore në shumë vende të botës. Shumohen në shumë pjesë të Azisë Perëndimore dhe të Evropës. Disa lloje të tyre janë zogj shtegtarë dhe dimërojnë në veri të Afrikës dhe në Arabi. Gjatë shtegtimit, tufa të stërmëdha përshkojnë brigjet lindore të detit Mesdhe dhe fluturojnë mbi gadishullin e Sinait.
Sipas një fjalori biblik, shkurtat «fluturojnë shpejt dhe mirë, si dhe shfrytëzojnë erën. Por, nëse era ndryshon drejtim ose zogjtë rraskapiten nga udhëtimi i gjatë, e gjithë tufa tejet e madhe priret të rrëzohet përdhe, ku zogjtë bien të trullosur». (The New Westminster Dictionary of the Bible) Para se të vazhdojnë shtegtimin, atyre u duhet të pushojnë në tokë për një ose dy ditë, e kështu kapen kollaj nga gjahtarët.
Mendohet të jenë më shumë se 15 lloje shkurtash, ku secili lloj mund të gjendet në pjesë të ndryshme të botës dhe ka paraqitje me disa tipare dalluese në varësi të përshtatjes që kanë pasur me mjedisin ku jetojnë.

Në shumë vende të botës, shkurtat rriten si shpendë për mishin dhe për vezët që prodhojnë. Këto vezë të vogla dhe delikate, të ngjyrosura, mund ti gjesh anembanë botës në menutë e restoranteve luksoze. Shkurta bën të paktën tetë vezë, një në ditë. Nëse të gjitha vezët do të zhvilloheshin me të njëjtin ritëm, do të çelnin të gjitha brenda një periudhe tetëditore. Atëherë, nëna do të kishte detyrën e vështirë që të kujdesej për zogjtë e lëvizshëm njëjavësh, ndërkohë që duhej të ngrohte një vezë që nuk kishte çelur ende. Por, të tetë zogjtë e shkurtës çelin brenda gjashtë orësh. Si është e mundur? Sipas studiuesve, një nga arsyet mund të jetë se zogjtë e shkurtave komunikojnë me njëri-tjetrin pa dalë nga veza, dhe në njëfarë mënyre organizojnë çeljen e njëkohësishme. Numri i vezëve që shtron për të çelur është i ndryshëm nga njëri lloj shkurte te tjetri. Disa çelin 8 copë dhe disa të tjera arrijnë deri 15 copë e më shumë, por të gjitha i çelin brenda 1 muaji. Ngrohja e vezëve në përgjithësi zgjat 18 ditë.
Edhe pse shkurtat janë shpendë që hanë gjithçka, në radhë të parë ato kanë tendencë vegjetariane, me një dietë me fara, grurë, elb, lule dhe fruta, por hanë edhe insekte të tilla si krimba dhe karkaleca. Rreth 95% e dietës së shkurtave, mendohet të përbëhet nga bazë bimore.
GRABITQARËT E SHKURTAVE.

*Në një arkikull tjetër do të gjeni informacione për vlerat ushqimore që kanë vezët e tyre.
No comments:
Post a Comment