Wednesday, February 15, 2017

VEZË SHKURTE vs VEZË PULE


A TREGOJNË PËRMASAT GJITHÇKA?
     Nëse do të krahasonim nga jashtë vezën e pulës me të një Shkurte, do të vërejmë që ka ndryshime të konsiderueshme në përmasa. Psh veza e pulës mund të jetë 4 ose 5 herë më e madhe se ajo e një Shkurte. Por a i kanë edhe vlerat e tyre ushqimore në përputhje me këtë proporcion? 


SI NDRYSHOJNË NË VLERA USHQYESE?
     Për nga përbërja kimike, vezët e Shkurtave në krahasim me vezët e pulës, përmbajnë: 5 herë më shumë fosfor dhe kalium, 7 herë më shumë hekur, 10 herë më shumë vitaminë B1 dhe 13 herë më shumë vitaminë B2. Përveç kësaj, në sasi të konsiderueshme përmbajnë vitaminë A dhe një numër të aminoacideve që i bëjnë këto vezë tepër të shëndetshme.

     Për këtë arsye disa e kanë quajtur "bombë e vogël energjike", e cila përmban vetëm 15.8 kalori.


PËRBËRJA E NJË VEZË SHKURTE:
  • Ujë 74.6%
  • Proteina 13,1%
  • Yndyrë 11,2%
  • Minerale 1,1%
MINERALE:
  • Hekur 3.2 mg
  • Fosfor 2.2 mg
  • Kalcium 0.5 mg
  • Vitaminat: A 300 IE B1 0,1 mg B2 0.8 mg

Wednesday, February 1, 2017

SI TË DALLOJMË GJININË E SHKURTAVE

Po ti shohim në pamje të parë shkurtat duket sikur janë të gjitha njësoj, përveç faktik që ndryshojnë në ngjyra sipas varieteteve të tyre. Si mund të dallojmë nëse kemi të bëjmë me një zog femër ose mashkull? Meshkujt mund ti dallosh nga tingulli ose britma që lëshojnë. Por në përgjithësi të dyja gjinitë mund të dallohen edhe nga paraqitja e jashtme. Më poshtë keni një figurë ku tregohen 3 tipare të ndryshme që ka mashkulli nga femra. Si shembull është marrë lloji i zakonshëm i Shkurtave.