Friday, March 31, 2017

ÇMIMET E VEZËVE

ÇMIMET E VEZËVE SIPAS PAKETIMEVE
Sasia
Vlera e paketimit
Çmimi për vezë
  50  Copë
  1.000  Lek
20  Lek
  500  Copë
  9.000  Lek
18  Lek
 



* Vezët janë të freskëta.
 Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem
     mos hezitoni të më kontaktoni.

 Faleminderit.


Kontakt:  +355 69 622 1690
                  +355 69 443 2698



Thursday, March 30, 2017

ÇMIMET E ZOGJVE

Zogjtë e rritur peshojnë rreth 100 gram. 
Mund të porosisni zogj të vegjël 24 orësh e deri te shkurta që po bëjnë vezë, ose të paketuara.

Çmimi për zogjtë e vegjël 1-javor fillon nga 150 lek copa dhe varion sipas moshës dhe sasisë së porosisë.







Shkurtat e rritura të gjalla kanë një çmim mesatar prej 400 lek copa, por që ndryshon sipas sasisë së porosisë. Përveç zogjve të zakonshëm kemi edhe ngjyra të tjera ose të bardhë.







Çmimet e zogjve të paketuar variojnë sipas sasisë:

Sasia deri 50 copë / 400 lek copa.

Sasia mbi 50 copë / 350 lek copa.

     








E rëndësishme:
Sasia mujore është e limituar, pasi nuk jam tregtar, por i kultivoj për përdorim familjar.
Për çdo pyetje që keni, ose porosi që dëshironi të bëni, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni.
Faleminderit.

Kontakt:  +355 69 622 1690
                  +355 69 443 2698

Wednesday, March 1, 2017

NJIHUNI ME SHKURTAT.


INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME:
    Shkurtat janë zogj të vegjël, me gjatësi që varion nga 10 cm deri në 25 cm, me peshë afërsisht 100 gramë. Banojnë në zona pyjore në shumë vende të botës. Shumohen në shumë pjesë të Azisë Perëndimore dhe të Evropës. Disa lloje të tyre janë zogj shtegtarë dhe dimërojnë në veri të Afrikës dhe në Arabi. Gjatë shtegtimit, tufa të stërmëdha përshkojnë brigjet lindore të detit Mesdhe dhe fluturojnë mbi gadishullin e Sinait.   

    Sipas një fjalori biblik, shkurtat «fluturojnë shpejt dhe mirë, si dhe shfrytëzojnë erën. Por, nëse era ndryshon drejtim ose zogjtë rraskapiten nga udhëtimi i gjatë, e gjithë tufa tejet e madhe priret të rrëzohet përdhe, ku zogjtë bien të trullosur». (The New Westminster Dictionary of the Bible) Para se të vazhdojnë shtegtimin, atyre u duhet të pushojnë në tokë për një ose dy ditë, e kështu kapen kollaj nga gjahtarët. 
    Mendohet të jenë më shumë se 15 lloje shkurtash, ku secili lloj mund të gjendet në pjesë të ndryshme të botës dhe ka paraqitje me disa tipare dalluese në varësi të përshtatjes që kanë pasur me mjedisin ku jetojnë. 

SHUMIMI DHE JETESA.
    Shkurtat në përgjithësi janë zogj vetmitar dhe e kalojnë shumicën e kohës së tyre vetëm ose në çift. Janë në gjendje të çiftëzohen kur bëhen 2 muajshe. Gjatë sezonit të çiftëzimit është e zakonshme të shohësh tufa të mëdha shkurtash, si grupe familjare që mund të arrijnë deri në 100 individë. Disa lloje shkurtash nuk janë të prirura për të emigruar, për këtë arsye kalojnë jetën e tyre në të njëjtën zonë.

    Në shumë vende të botës, shkurtat rriten si shpendë për mishin dhe për vezët që prodhojnë. Këto vezë të vogla dhe delikate, të ngjyrosura, mund ti gjesh anembanë botës në menutë e restoranteve luksoze. Shkurta bën të paktën tetë vezë, një në ditë. Nëse të gjitha vezët do të zhvilloheshin me të njëjtin ritëm, do të çelnin të gjitha brenda një periudhe tetëditore. Atëherë, nëna do të kishte detyrën e vështirë që të kujdesej për zogjtë e lëvizshëm njëjavësh, ndërkohë që duhej të ngrohte një vezë që nuk kishte çelur ende. Por, të tetë zogjtë e shkurtës çelin brenda gjashtë orësh. Si është e mundur? Sipas studiuesve, një nga arsyet mund të jetë se zogjtë e shkurtave komunikojnë me njëri-tjetrin pa dalë nga veza, dhe në njëfarë mënyre organizojnë çeljen e njëkohësishme.  Numri i vezëve që shtron për të çelur është i ndryshëm nga njëri lloj shkurte te tjetri. Disa çelin 8 copë dhe disa të tjera arrijnë deri 15 copë e më shumë, por të gjitha i çelin brenda 1 muaji. Ngrohja e vezëve në përgjithësi zgjat 18 ditë.


    Edhe pse shkurtat janë shpendë që hanë gjithçka, në radhë të parë ato kanë tendencë vegjetariane, me një dietë me fara, grurë, elb, lule dhe fruta, por hanë edhe insekte të tilla si krimba dhe karkaleca. Rreth 95% e dietës së shkurtave, mendohet të përbëhet nga bazë bimore.

GRABITQARËT E SHKURTAVE.

    Shkurtat kanë shumë grabitqarë natyrore, meqë kanë përmasa të vogla si shpend. Gjarpërinjtë, dhelprat, ketrat, çakenjtë, rrëqebujt, qelbësit, qentë, macet, skifterët, bufat, minjtë dhe nuselalat janë të njohura të gjitha për sulmin që i bëjnë shkurtave dhe vezëve të tyre të pambrojtura. Njerëzit janë gjithashtu konsumatorë të shkurtave, por që i konsumojnë ato në mënyrë më të kulturuar, duke i zbukurar në një pjatë të shijshme. 



     *Në një arkikull tjetër do të gjeni informacione për vlerat ushqimore që kanë vezët e tyre.