Saturday, April 1, 2017

PËRDORIMI I VEZËVE TË SHKURTAVE


ÇFARË DUHET TË DIMË PËR VEZËT E SHKURTAVE?

     Studiuesit britanikë thonë se vezët duhet të konsiderohen një super-ushqim, pasi ato kanë një ndikim pozitiv në shëndetin tonë dhe madje ndihmojnë për të luftuar obezitetin. Sipas nutritionistëve, vezët si ushqim janë ndër përbërësit më të pasur në vlera ushqimore thelbësore dhe ne të gjithë duhet të konsumojnë të paktën një në ditë. Revista 'Të ushqyerit dhe Shkenca e Ushqimit', ka publikuar një artikull në të cilin studiuesit theksojnë rolin e rëndësishëm të vezës në mbrojtjen e shëndetit të përgjithshëm, si dhe për të humbur ose ruajtur peshën trupore.


     Dr. Carrie Ruxton, udhëheqëse e studimit, analizoi të dhënat e mbi 71 studimeve të mëparshme nga kolegët e saj. Kërkimet janë bërë me synimin për të parë përmbajtjen si lëndë ushqyese të vezëve të pulës dhe rolin e tyre në dietën e njeriut. Rezultatet tregojnë se ndërsa vezët kanë përmbajtje të varfër në kalori, ato janë të pasura në proteina dhe lëndë ushqyesve thelbësore të rëndësishme për shëndetin, të tilla si vitaminë D dhe B12, selenium dhe koline.

Vezë janë të pasura me antioksidantë
     Studimet konfirmuan gjithashtu se mes ushqimeve të tjera proteinike, vezët përmbajnë një shumëllojshmëri të pasur dhe përzierje amino acidesh që janë të domosdoshme për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

     Përveç kësaj, nivelet e larta të antioksidantëve që kanë vezët ndihmojnë në parandalimin degjenerimit fizik të lidhura me moshën (degjenerimit makular), i cili është shkaku kryesor i verbërisë në vendet e zhvilluara.

Vezët janë të pasura me vitaminë D
     Kërkimet mjekësore nxjerrin në pah se fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit, personat që konsumojnë shumë mish dhe ata që nuk pinë qumësht do të përfitojnë më shumë nga konsumi i vezëve. Një studim zbuloi se vezët janë një burim i rëndësishëm i vitaminës D, dhe konsumi i tyre mund të rritë ndjeshëm marrjen e sasisë së nevojshme të përditshme të kësaj vitamine shumë të rëndësishëm. Një vezë përmban më shumë se 20 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës D, kështu i bie që nëse ju konsumoni dy copë në një ditë keni plotësuar gjysmën e sasisë që ju nevojitet.

     Nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura me shumë sëmundje: duke përfshirë osteoporozën, kancerin, sëmundjet e zemrës, sklerozën e shumfishtë, si dhe sëmundje të tjera që lidhen me imunitetin dhe madje edhe me çrregullimet mendore.

(*Informacioni i mësipërm i referohet kërkimeve lidhur me vezën e pulës, jo të shkurtës)

Nëse do të konsumosh një vezë përdor atë të shkurtës!
     Vezët e shkurtave janë provuar të jetë një burim shumë i vlefshëm i vitaminave A, B1, B2, B6, B12 dhe vitaminë D. Përmbajnë hekur, magnez, zink, bakër, fosfor dhe mikro-ushqyes të tjerë jetike, minerale dhe aminoacide, të cilat përbëjnë arsyen pse janë të rekomanduara për konsum të rregullt.

     Për të ngrënë vezë shkurte si pjesë të një dietë të shëndetshme rekomandohet konsumi i tyre i pagatuar. Shumica e njerëzve nuk e pëlqen si ide, por për ta bërë shijen më të këndshme mund ta përzieni me lëng portokalli, limoni, molle ose tjetër . Për të forcuar sistemin imunitar dhe për të përmirësuar cilësinë e gjakut rekomandohet një terapi prej 60 vezësh. Fillimisht duhet të konsumohen 3 dhe më pas 5 vezë në ditë. Natyrisht askush nuk është duke sugjeruar se vezët e shkurtave duhen konsideruar si një ilaç mrekullibërës që shëron çdo lloj sëmundje, që mund të kurojë kancerin ose sëmundje të tjera të rënda, por që efekti i tyre pozitiv në trupin e njeriut është provuar. 

    Vezët e shkurtave janë konsideruar si një nga produktet më të njohura të trajtimit natyrorë. Praktikuesit mjekësore kinezë i kanë përdorur vezët e shkurtave si një trajtim me rezultate të shkëlqyera për qindra vjet. Me kalimin e kohës, vezët e shkurtave janë bërë një produkt i njohur dhe i kërkuar në markete, dhe gjithnjë e më shumë njerëz  kanë filluar të tregojnë interes për përdorimin e tyre si një ilaç aktiv natyral  në vend të produkteve kimike me kaq shumë efekte anësore.

     Ekspertët në metodat e trajtimit natyrorë pohojnë se vezët e shkurtave kanë efekte pozitive te njerëzit me probleme të stresit, hipertensionit, probleme me tretjen, ulçerë në stomak, probleme të mëlçisë, presionin e gjakut, migrenë, astma, anemi, lloje të ndryshme të alergjive, ekze
më, probleme të zemrës, bronshitit, depresion, panik dhe ankth. Vezët e shkurtave janë të njohura edhe për të stimuluar rritjen, për të rritur potencën seksuale, për të nxitur funksionet e trurit e cila përmirëson koeficientin e inteligjencës dhe në përgjithësi në përtëritjen e trupit.


Kemi radhitur dy tabela me disa sugjerime për sasinë e përdorimit të vezëve të ndara në kategori sipas moshës:

GrupmoshatTotali i Vezëve     Totali i Ditëve   Dita 1  Dita 2  Dita 3  Nga Dita 4
              I rritur240493345
              I rritur 120253345
    16 - 18 vjeç120253345
    11 - 15 vjeç120313334
      8 - 10 vjeç90303333
       4 - 7  vjeç60203333
       1 - 3  vjeç60302222
3 muajsh - 1 vjeç   30301111

Praktikuesit e mjekimit natyrorë rekomandojnë përdorimin e mëposhtëm të vezëve të shkurtave si mjekim ose si pjesë mjekimi, në varësi të sëmundjes ose gjendjes shëndetësore:


Për fëmijë: 
Konsumimi i vezëve të Shkurtave, të gatuara ose jo, rekomandohet për zhvilimin dhe ekuilibrin fizik e mendor te fëmijët. Ndihmojnë në përmirësimin e IQ-së.
Stimulon rritjen dhe forcimin e metabolizmit.
100 
Forcon nervat dhe sistemin nervor qëndror.
120
Për të moshuarit: 
Ndihmojnë në rinovimin e shëndetit dhe sjelljen e trupit në ekuilibër, lufton procesin degjenerativ të trupit.
240
Forcon memorien dhe mbron qelizat nervore.
120
Përmirëson potencën seksuale.
120
Forcon organet e dobësuara nga puna fizike ose stresi.
240
Forcon trupin.
240
Trajtimi i alergjive:
Astma.
240
Skuqje të lëkurës.
120
Ekzema.
120
Rinitit alergjik.
240
Trajtimi i çrregullimeve gastro intestinale:
Ulçera.
240
Probleme me tretjen.
120
Sekrecionet e tepërta të acideve të stomakut.
120
Trajtimi i sëmundjeve të mëlçisë:
Përmirëson funksionin e organit.
240
Trajtimi i sëmundjeve të veshkave:
Përmirëson funksionin e organit.
240
Trajtimi i sëmundjeve të zemrës:
Përmirëson funksionimin e zemrës në rastin e sklerozës koronare.
240
Trajtimi sëmundjeve të qarkullimit:
Anemia.
240
Hipertensioni arterial.
240
Trajtimi i sëmundjeve të metabolizmit:
Artriti.
240
Obeziteti.
240
Diabeti.
240
Trajtimi i sëmundjeve nervore:
Krizat nervore.
240
Gjendjen nervore.
240
Periudha e shtatzanisë dhe e paslindjes.:
Konsumimi i vezëve të shkurtave forcon trupin e gruas si gjatë shtatzanisë ashtu edhe pas lindjes. Ndikon pozitivisht në zhvillimin e fetusit (në ekuilibrin fizik e nervor), ndërsa te nëna pas lindjes (në rehabilitimin fizik dhe përtëritjen e qelizave). Përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit.
240

Ju lutemi vëreni:
Të gjtha informacionet e radhitura në këtë listë janë marrë nga burime të ndryshme shkencore dhe dietike në internet dhe ne nuk mbajmë përgjegjesi për besueshmërinë ose vërtetësinë e tyre. Lexuesi ka përgjegjësinë personale për të vërtetuar informacionin e mësipërm përpara fillimit të trajtimit. Faleminderit.